
Atletico Madrid kundërpërgjigjet në kampionatin spanjoll dhe rikthen sërish distancën e sigurisë prej 5 pikësh, dhe pse duhet të luajë edhe një tjetër ndeshje të prapambetur.
Bardhekuqtë mundën me një gol të Joao Felix dhe një autogol të vendasve, 2-0 Villarealin, fitore që vjen pas dy rezultateve negative të njëpasnjëshme në La Liga.
Atletico mban vendin e parë me 58 pikë, 5 më shumë se Barça e vendit të dytë dhe gjashtë më shumë se Real, që ka të njëjtin numër ndeshjesh sikurse rivalët e qytetit. (A2 Televizion)