Atletja bjelloruse largohet nga Japonia dhe shkon në Vjenë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 11:32 | Sporte të tjera
Atletja bjelloruse largohet nga Japonia dhe shkon në Vjenë

Atletja bjelloruse që refuzoi urdhrin për t’u kthyer me forcë në atdhe përpara garës Olimpike, është larguar nga Japonia. Kristina Timanovskaja, udhëtoi drejt Vjenës në Austri këtë mëngjes. 24-vjeçarja pritej të udhëtonte për në Varshavë të Polonisë, vend i cili i dha një vizë humanitare, po ndryshoi destinacion në minutën e fundit.

Ajo u tha reporterëve se veprimet e saj nuk janë një protestë politike.

“E dua vendin tim dhe nuk po e tradhtoj atë”, u shpreh atletja përpara se të fluturonte drejt Austrisë.

Timanovskaja shtoi se kjo është një shenjë proteste kundër drejtuesve të ekipit olimpik bjellorus.

24-vjeçarja ditë më parë ngriti shqetësime për sigurinë e saj pasi u urdhërua që të mblidhte sendet personale dhe po detyrohej me forcë të kthehej në Bjellorusi. Fillimisht iu garantua mbrojtje në hotelin ku qëndronte dhe më pas u zhvendos për në ambasadën e Polonisë në Tokio, ku iu garantua dhe viza humanitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos