Aty ku nisi gjithçka, ekipi i OBSH-së inspekton tregun e Wuhanit

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 18:28 | Bota
Aty ku nisi gjithçka, ekipi i OBSH-së inspekton tregun e Wuhanit

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nisi inspektimet në tregun e Wuhanit, ku u raportuan rastet e para me koronavirus.

Tregu është mbyllur që prej janarit të vitit të kaluar, ndërsa ekspertët e OBSH-së ndodhen aty për të zbuluar se si koronavirusi kaloi nga kafshët te njeriu. Zyrtarët janë ende në fazën e parë të hetimit, por kanë minimizuar pritshmëritë se mund të gjejnë burimin e virusit që ka vrarë mbi dy milionë persona në mbarë botën.

Kina ka raportuar 4636 të vdekur nga koronavirusi dhe ekonomia e saj tashmë ka nisur rikuperimin nga pandemia. Megjithatë ajo është kritikuar se ka minimizuar rrezikun e virusit dhe nuk ka dhënë informacione për rastet e para që u shfaqën në dhjetor të vitit 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos