Mbahen protestat për lirimin e Navalny, qindra të arrestuar

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 13:58 | Bota

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar ditë më parë, kanë nisur në qytetet kryesore të Rusisë protestat e mbështetësve të liderit të opozitës Alexei Navalny.

Mijëra njerëz kanë sfiduar kërcënimet e autoriteteve për t’u arrestuar dhe masat anticovid dhe kanë mbushur sheshet e qyteteve më të mëdha ruse.

Protestuesit kundërshtojnë arrestimin e Alexei Navalny dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tyre.

Deri në këto momente raportohen të paktën 1000 persona të arrestuar, ndërkohë që raportohen dhe incidente të vogla.

Alexei Navalny u arrestua pas kthimit të tij nga Gjermania, ku qëndroi për rreth 6 muaj për t’u rikuperuar nga një tentativë për ta eliminuar me një agjent nervor. Ai u kthye në qeli nga autoritetet ruse me motivacionin se kishte thyer një dënim me kusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos