
Audrey Hepburn ishte aktore britanike dhe ikonë e modës, fituese e Çmimit Academy Award, më 1953. Fitoi jo vetëm çmimin Oscar, por edhe 3 Golden Globe, 4 Bafta dhe shumë çmime të tjera, duke u bërë kështu, një nga emrat më të spikatur të kinemasë së atyre viteve.
Instituti Amerikan i Filmit e renditi atë në vendin e tretë, midis yjeve më të mëdhenj të historisë së filmit. Audrey Hepburn ishte aktorja më e kërkuar e Hollivudit në mesin e shekullit të 20. Suksesi i saj zgjati vetëm 15 vjet, pasi Hepburn u largua nga biznesi i filmit, për t'u përqendruar në përpjekjet humanitare të UNICEF.
Ajo udhëtonte pa u lodhur në mbarë botën, duke takuar të varfrit dhe duke ndihmuar fëmijët e uritur në Etiopi, në Turqi, si dhe në ndërtimin e shkollave në Venezuelë dhe Ekuador. (A2 Televizion)