Seriali që rrëzoi nga froni “Squid Game”

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 22:54 | Showbiz

Një nga serialet më të rinj të Netflix është bërë më i shikuari në javën e tij të parë, duke kaluar 500 milionë shikime në 7 ditë e duke lënë kështu pas serialet e tjera të famshme të platformës: “Squid Game” dhe “Bridgerton”.

“Monster: The Jeffrey Dahmer Story” tregon vrasjet e Jeffrey Dahmer në 10 episodet e tij. I krijuar nga Ryan Murphy, seriali bazohet në historinë e vërtetë të njërit prej vrasësve serialë më famëkeq në SHBA, i cili i hante viktimat e tij.

Ky serial debutoi në 21 shtator dhe u pa nga 196,2 milionë persona. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/29/serialet-qe-shenjuan-vitin-2021-nga-squid-game-tek-bridgerton/

A2 CNN Livestream

Latest Videos