Australia e “pushtuar” nga zjarret, Qeveria mobilizon 3 mijë rezervistë

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 15:43 | Bota

Kryeministri australian Scott Morrison njoftoi se 3 mijë rezervistë do të mobilizohen për të ndihmuar në betejën kundër zjarreve, diçka që ndodh për herë të parë në histori.

Temperaturat i tejkaluan 40 gradë celsius në disa zona të Australisë të shtunën, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar popullsinë në pjesën qendrore dhe lindore të vendit, përfshirë periferinë në Sidnej.

Autoritetet thanë se një park kombëtar është shkatërruar pothuajse i gjithi dhe se dy persona humbën jetën.

Që prej muajit shtator, zjarret kanë shkaktuar të paktën 23 viktima. Dhjetëra të tjerë janë shpallur të zhdukur dhe rreth 1500 banesa janë djegur. Qeveria australiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona më 3 janar, çka u jep fuqi autoriteteve që të evakuojnë me forcë popullsinë, nëse rritet rreziku nga zjarret. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos