Tensionet SHBA-Iran, ekspertët: Turistët të largohen menjëherë nga Dubai

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 10:30 | Bota
Tensionet SHBA-Iran, ekspertët: Turistët të largohen

Turistët duhet të largohen menjëherë nga Emiratet e Bashkuara Arabe pasi SHBA vrau një nga komandantët kryesorë ushtarakë të Iranit. Ky është paralajmërimi i ekspertëve, të cilët mendojnë se vrasja e Qassem Soleimani në Bagdad nga një sulm ajror amerikan ka rritur shumë tensionin në Lindjen e Mesme.

Analisti iranian Mohammad Marandi tha se SHBA ka shpallur luftë kundër dy vendeve (Iran dhe Irak) dhe gjëja më e mirë për perëndimorët është që të largohen nga vende si Emiratet e Bashkuara Arabe apo Iraku.

Edhe eksperti izraelit për Iranin, Yoel Guzansky tha se hakmarrja ndaj Perëndimit do të jetë afatgjatë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/03/shba-thirrje-qytetareve-te-saj-largohuni-menjehere-nga-iraku/

A2 CNN Livestream

Latest Videos