Australianët të lodhur nga izolimi, përplasje me policinë në Melburne

Nga A2 CNN
21 Shtator 2021, 11:41 | Bota

Nuk kanë të ndalur protestat kundër masave shtrënguese ndaj pandemisë në Australi. Të lodhur nga izolimi i vendosur që prej shumë muajsh, mijëra persona morën pjesë në marshimin e radhës që u mbajt në Melburne.

Protestat në Australi kanë marrë një tjetër rrjedhë dhe protestuesit kanë shtuar përplasjet me forcat e rendit që gjithashtu i janë kundërpërgjigjur akteve të dhunës.

Media të ndryshme kanë filmuar momentet, ndërsa protestuesit sulmojnë forcat e rendit dhe në disa raste kanë dëmtuar dhe mjetet e tyre.

Policia ka arrestuar dhjetëra protestues, por duket se vala e tyre sa vjen e shtohet kjo edhe për faktin se Australia ka ndër masat më të forta shtrënguese, në krahasim me shumë vende të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos