
Kur masa e ndalimit të udhëtimeve u prezantua 20 muaj më parë, asnjë nuk priste që do të zgjaste kaq gjatë, kështu shfuqizimi do të jetë i vështirë. Ky është lajmi që kanë pritur mijëra familje të ndara nga pandemia. Kanë kaluar 20 muaj, dhe tani administrata Biden do të lehtësojë kufizimet, por vetëm për të huajt e vaksinuar plotësisht, duke filluar nga nëntori.
Për industrinë e udhëtimit, ky ndryshim do të kërkojë kohë të gjatë deri në rikthimin e normalitetit të para pandemisë. Ai do të rikthejë linjat trans-oqeanike dhe do të rihapë disa prej tregjeve më me vlerë në botë.
Për presidentin Joe Biden, që përgatitet për fjalimin në asamblenë e përgjithëshme të OKB-së, lëvizja do të ndihmojë në riparimin e krisjeve me liderët europianë, të cilët i kanë kërkuar prej kohësh, hapjen e kufijeve. Ata shprehën zëshëm zemërimin e tyre pasi rihapën kufijtë europianë pa reciprocitet nga SHBA. Këshilli i udhëtimeve dhe turizmit botëror vlerëson se Shtetet e Bashkuara kanë humbur 200 milionë dollarë në ditë për shkak të kufizimeve.
“Mendoj se njoftimi i sotëm, nënkupton një fillim të ri, pasi kur 2 ekonomitë më të madha në botë rindezin motorët, edhe të tjerët do të ndjekin shembullin. Mendoj se ka kërkesë masive për udhëtime, si biznesi ashtu edhe turistike”, u shpreh Julia SimpsonPresidente e World Travel&Tourism Council
Pas një dite të dobët në bursë, aksionet e industrisë së udhëtimit në Europë pësuan rritje të konsiderueshme. IAG që kanë pronësi Birtish Airways, Air Lingus dhe Iberia u rrit me 10 për qind. Po ashtu, Luftansa dhe Airfrance shënuan vlera 5 për qind më të larta. Panorama më pozitive edhe për tre gjigantët amerikanë të fluturimeve. Megjithatë, bursat nuk tregojnë gjithçka. (A2 Televizion)