Austria mbyll 45 kalime me Sllovakinë dhe Republikën Çeke

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 22:11 | Bota
Austria mbyll 45 kalime me Sllovakinë dhe Republikën Çeke

Austria ka mbyllur 45 kalime të vogla drejt Republikës Çeke dhe Sllovakisë që nga mesnata për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit në dy vendet fqinje.

Në urdhrin e Ministrit të Brendshëm Karl Nehammer përmendet një dispozitë për "ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike".

Në Republikën Çeke incidenca mbi shtatë ditë është 795 dhe në Sllovaki 374. Ministri austriak i Shëndetësisë Rudolf Anschober tha se këto janë të dhëna alarmante.

Të Premten, fillon detyrimi për t'u regjistruar në internet për ata që hyjnë në Austri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos