Një autoambulancë është aksidentuar në Milano, teksa ishte me sirenat ndezur, pasi është përplasur me një makinë.
Sipas mediave italiane, autoambulanca ishte me urgjencë, me sirenat ndezur, duke shkuar në destinacion pas marrjes së një telefonate për ndihmë, ndërsa u përplas me një tjetër automjet ku ndodheshin dy vajza.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy punonjës të ndihmës së shpejtë, një vajza 33 vjeç dhe një djalë 27 vjeç. (A2 Televizion)