Autoambulanca përplas 77-vjeçaren në Pogradec, ndalohet drejtuesi

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2019, 16:06 | Kronikë
Autoambulanca përplas 77-vjeçaren në Pogradec, ndalohet

Një 77-vjeçare ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është përplasur nga autoambulanca në Pogradec.

Policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar në komisariat shtetasin me inicialet Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.1 Pogradec, në vendin e quajtur “Ish-Banka”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” (autoambulancë) ka aksidentuar shtetasen K.P.

Mësohet se këmbësorja është transportua në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos