
Forca e Posaçme Shqiponjat dhe Shigjetat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga një person, i akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.
Në përfundim të operacionit të koduar "Furnitori" u arrestua në zonën e ish parkut 25 vjeçari K.Dh. të cilit iu sekuestrua një sasi kanabis sativa, e ndarë në doza, si dhe para të përfituara nga shitja e kësaj lënde narkotike.
Forcat e policisë lokalizuan vendndodhjen e shtetasit të lartpërmendur duke bërë kapjen në flagrancë të tij në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-parkut të autobusave, në rrugën “Ndre Mjeda”. (A2 Televizion)