Autoambulanca përplaset me një makinë, 3 të plagosur

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 08:32 | Kronikë
Autoambulanca përplaset me një makinë, 3 të plagosur

Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur në orët e para të së hënës në Sarandë.

Policia bën të ditur se rreth orës 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagjja nr.2, Sarandë, një autoambulancë me drejtues shtetasin A.K., 54 vjeç, banues në Sarandë është përplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e plagosur, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe. Ndërkohë, të plagosur më lehtë kanë mbetur edhe dy drejtuesit e automjeteve.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos