
Një konflikt midis dy bashkëfshatarëve ka degjeneruar sot në një ngjarje të rëndë, ku një 61-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë pasi ka shtypur me qëllim një grua 55-vjeçare me makinë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kërtollaj të fshatit Gur i Zi, në Shkodër. Sipas informacioneve, shtetasi H.S. ka përplasur, me mjetin e tij Mitsubishi, 55-vjeçaren K.H. Për arsye ende të pa detajuara, duke shkaktuar thyerjen e këmbëve të kësaj të fundit, dhe duke tentuar të largohej më pas nga vendngjarja.
Personi u arrestua nga forcat e policisë dhe do të procedohet me akuzën “plagosje e rëndë me dashje”. Ndërkohë që e plagosura është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. (A2 Televizion)