
Një konflikt i çastit duket se është arsyeja e një plagosje me armë zjarri e ndodhur rreth orës 17.45 në kryeqytet, në zonën e Unazës së Re.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali të zonës, dhe si pasojë e konfliktit është plagosur në këmbë një 45-vjeçar me inicialet S.B. i cili ndodhet në spital por pa rrezik për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, të identifikuar si shtetasi A.M., 20 vjeç, që u largua nga vendngjarja. (A2 Televizion)