Autobusi bie nga ura në humnerë, 39 viktima

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 08:27 | Bota
Autobusi bie nga ura në humnerë, 39 viktima

Të paktën 39 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Pakistan, ku u përfshi një autobus.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti i transportit udhëtonte nga Quetta-s për në Karaçi kur goditi cepin e një ure për të rënë më pas në humnerë.

Mjeti shpërtheu në flakë kur u përplas në tokë, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos