
Një aksident tragjik iu mori jetën 26 personave dhe plagosur 16 të tjerë që udhëtonin me një autobus në Tunizi.
Sipas të dhënave paraprake, autobusi doli nga rruga dhe ra në një skarpatë në zonën e Ain Senoussi, në verilindje të Tunizisë, duke bërë më pas disa rrotullime.
Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme bëhet me dije se viktimat ishin të gjithë turistë nga mosha 20-30 vjeç. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e zonës. (A2 Televizion)