
Një aksident i rëndë kë ndodhur, mëngjesin e së martës, në aksin rrugor “Rubik-Fang”.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Rubik-Fang”, ku autobusi me drejtues shtetasin E. R., 60 vjeç, banues në Kosovë, me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte shtetasi N. P., 72 vjeç, banues në fshatin Fang, Rubik.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi N. P. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa nga autobusi nuk është dëmtuar asnjë pasagjer.
Drejtuesi i autobusit, shtetasi E. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)