Në gjendje të dehur në motor përplaset me makinën, plagoset rëndë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 11:07 | Kronikë
Në gjendje të dehur në motor përplaset me makinën,

Një aksident është regjistruar, mëngjesin e së martës, në aksin nacional Këlcyrë-Përmet.

Sipas të dhënave paraprake, një motor është përplasur me një mjet duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të motoçikletës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish-fabrikës së rrushit ku 57-vjeçari Lliko Tralo nga Këlcyra ishte duke qarkulluar me shpejtësi të lartë më motor dhe u përplas me makinën tip Nissan me targa AA204FS që drejtohej nga Hasan Muçenji.

Për pasojë, drejtuesi i motorit ka thyer dy gjymtyrët dhe për pasojë është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës e më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar. Mësohet se drejtuesi i motoçikletës ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ndodhi aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos