Autobusi përplaset me kamionin, 21 të vdekur në Guatemala

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 10:07 | Bota
Autobusi përplaset me kamionin, 21 të vdekur në Guatemala

Të paktën 21 persona humbën jetën të shtunën pas një aksidenti tragjik të një autobusi dhe një kamioni në Guatemala.

Autoritetet vendase konfirmuan se 7 fëmijë ishin mes viktimave, ndërsa 11 persona të tjerë mbetën të plagosur në këtë aksident.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në qytetin Gualan. Drejtuesi i autobusit dhe ai i kamionin u shoqëruan nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos