SHBA, sanksione për gazsjellësin rus në BE

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2019, 12:05 | Bota
SHBA, sanksione për gazsjellësin rus në BE

Presidenti i SHBA, Donald Trump firmosi një ligj që parashikon vendosjen e sanksioneve kundër çdo kompanie që do të ndihmojë gjigantin rus të naftës Gazprom, të përfundojë gazjellësin “Nord Stream 2” në Bashkimin Evropian.

Gazsjellësi nënujor do të lejojë Rusinë që të rrisë eksportet e naftës në Gjermani, dhe sipas administratës do të shtojë varësinë energjetike të Evropës nga Rusia.

Sanksionet amerikane kanë zemëruar Rusinë dhe Bashkimin Evropian, të cilët thonë se duhet të jenë në gjendje të vendosin politikat e veta energjitike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos