Ndihma me raketa e Gjermanisë për Ukrainën, “Der Spiegel”: Janë jashtë funksioni

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 17:46 | Bota
Ndihma me raketa e Gjermanisë për Ukrainën, “Der

Media “Der Spiegel”, në numrin e saj të fundit shkruan se pjesa më e madhe e raketave “Strela” që Gjermania do të dërgojë si ndihmë për Ukrainën e sulmuar nga ushtria ruse janë të papërdorshme.

Sipas “Der Spiegel”, ky lloj armatimi është tërhequr nga përdorimi në Gjermani në vitin 2014 dhe është caktuar për t’u asgjësuar.

Në artikull shkruhet se raketat “Strela” janë shumë të vjetra, dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre e ruajtur në magazinat e ushtrisë janë ende të dobishme.

Një shënim i brendshëm nga Forcave të Armatosura Gjermane, i datës nëntor 2021 thotë se për shkak të vjetërsisë raketat “Strela” nuk janë më të sigurta për t'u përdorur dhe nuk mund të gjuajnë.

E pyetur nga gazetarët,  sekretarja e shtypit e ministres gjermane të Mbrojtjes Christine Lambrecht tha se vendimi përfundimtar për dërgimin e raketave “Strela” në Ukrainë nuk është marrë ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos