Avioni më i madh në botë Antonov An-225 u shkatërrua më 28 shkurt nga ushtria ruse, e cila sulmoi me raketa aeroportin më të njëjtin emër pranë Kievit. Avioni i mallrave qëndronte në aeroportin “Antonov”, për të cilin u zhvilluan luftime të ashpra mes palëve.
Tashmë janë publikuar edhe pamje të avionit më të madh në botë të mallrave, i cili është shndërruar në një gërmadhë, i parkuar në aeroport.
“Ky ishte avioni më i madh në botë, AN-225 “Mriya”. Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë. Por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik evropian. Ne do të triumfojmë!”, shkroi më 28 shkurt ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. (A2 Televizion)