Eksperti e sigurisë rrugore tregon problematikën e mjeteve të transportit publik në kryeqytet.
Sipas Gëzim Hoxhës, kontrolli i viteve të fundit i ka identifikuar disa autobusë me probleme serioze, madje ka autobusë që janë përshtatur mbi shasi kamioni!
“Shteti do të rrisë vëmendjen për gjendjen teknike të automjeteve. Ne i kemi automjetet në gjendje shumë të keqe teknike. Ato nuk kanë konvergjencë gomash, nuk kanë amortizatorë të rregullt, nuk kanë sinjalistikë të rregullt. Nuk bëhet fjalë fare për Euro 5. Edhe me xhama të mbyllur të mbysin me dioksidin e karbonit që lëshojnë.

Nga kontrolli që bëmë, nga 10 autobusë, 7 dalim me të meta serioze teknike. Nuk po flasim për gjera të vogla teknike. Këtu vijnë mallra të pakontrolluar. Duhet ngritur që në portin e Durrësit kontrolli. Në një rast, na kanë sjellë autobusë që shasia ishte për kamionë dhe kishin montuar llamarina autobusi! Ata ishin të rinj, por ishin kamionë. Ata nuk kanë amortizimin e duhur dhe qytetari nuk bën një udhëtim të këndshëm”, thotë eksperti. (A2 Televizion)