
Nga tërmeti i 21 shtatorit, Qeveria ka bere gati projektligjin për ndërtimin dhe riparimin e ndërtesave të dëmtuara. Përmes tij, pritet te behet verifikimi në mënyrë periodike nga Instituti i Ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar.
Gjithashtu, do te propozohen masa shtese në rast të mosplotësimit të kërkesave me qëllim garantimin e sigurisë së tyre. Projektligji parashikon se oponenca teknike për projektet e ndërtimit me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë, dhe objektet me akses publik do të kryhet nga institutet shtetërore ose entet e tjera, të përcaktuara nga ministria. (A2 Televizion)