





Aksi Qafë Thanë-Pogradec është bllokuar pasditen e së enjtes për shkak të djegies së një automjeti në kthesë.
Mësohet se rreth orës 16:00, në vendin e quajtur Pengu, në Qafë Thanë një autobot i ngarkuar me naftë që drejtohej nga shtetasi moldav Andrei Buhne është përmbysur. Për pasojë, boti është çarë dhe nafta e ngarkuar ka rrjedhur në rrugë.
Më pas nga flakët është përfshirë një mjet tjetër që po kalonte në afërsi të autobotit të naftës. Në fillim këtij automjeti i morën flakë rrotat dhe më pas u dogj plotësisht.
Si pasojë e dy aksidenteve, në rrugë u krijuan radhë kilometrike. Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për hapjen e rrugës. (A2 Televizion)