Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë, Peleshi bën bilancin e situatës në terren, tregon vatrat aktive

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 12:14 | Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka bërë një përmbledhje të situatës në vendin tonë për shkak të zjarreve.

Peleshi thekson se situata paraqitet më e qetë, ndërsa konfirmon angazhimin e trupave të Emergjencës Civile në terren.

“Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit. Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave. Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij. Ka përmirësim të situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, por gjendja po mbahet nën monitorim.” (A2 Televizion)

Mesazhi i Niko Peleshit
https://a2news.com/2023/07/27/pas-disa-ditesh-lufte-me-flaket-normalizohet-situata-ne-peshtan-dhe-kreshpan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos