
Tre persona u vranë pasditen e së shtunës në Jacksonville të Floridas, në një sulm me armë zjarri që sipas autoriteteve kishte motive racore. Autori i sulmit, një 21-vjeçar i bardhe, i cili më pas u vetëvra, kishte lënë shënime në kompjuter për familjarët e tij, ku shprehte urrejtjen ndaj afrikano-amerikanëve.
Ryan Christopher Palmeter qëlloi me 11 plumba kundër një gruaje që gjendej e ulur në automjetin e saj në Jacksonville, para se të hynte në një dyqan dhe të vriste 2 persona të tjerë. Pas krimit të urrejtjes, 21-vjeçari e drejtoi armën nga vetja. Në një konferencë për shtyp, sherifi i Floridas, konfirmoi se Palmeter nuk kishte precedent penal.
“Shënimet e tij janë të qarta; bëhet fjalë për ditarin e një njeriu të çmendur. Ai ishte plotësisht i racional. Por me mendimet e tij irracionale ai e dinte se çfarë po bënte. Ishte 100 përqind i kthjellët”, tha sherifi i Floridas T.K. Waters.
Policia e Jacksonville shfaqi një video të xhiruar nga kamerat e sigurisë, që tregonte momentin kur agresori ju drejtua automjetit ku gjendej viktima e tij e parë. Njësi të shumta të policisë u angazhuan më pas kur i riu hapi zjarr brenda një dyqani “Dollar General”.
Sipas policisë, i dyshuari hyri në dyqan i veshur me pajisje luftarake, një automatik dhe një pistoletë, që cilat i posedonte me leje. Viktimat ishin afrikano-amerikanë – dy burra dhe një grua. Në një reagim Presidenti Joe Biden ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet "duhet të themi qartë dhe me forcë se supremacia e bardhë nuk ka vend në Amerikë". (A2 Televizion)