Autoriteti rus i Aviacionit hap hetim për rrëzimin e avionit ku ishte Prigozhin

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 20:29 | Bota

Autoriteti shtetëror rus i Aviacionit Rosaviation thotë se një komision i krijuar posaçërisht “ka filluar të hetojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit me avionin Embraer-135, i cili ndodhi më 23 gusht në rajonin e Tverit”.

Deklarata e autoritetit tha se avioni i përkiste MNT-Aero LLC, e cila është e specializuar në transportin e biznesit.

“Sipas të dhënave paraprake, në bordin e avionit, i cili fluturoi në linjën Moskë-Shën Pjetërburg, kishte shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit”, tha autoriteti.

“Komisioni i Agjencisë Federale të Transportit Ajror po fillon veprimet fillestare në vendin e aksidentit, si dhe ka filluar mbledhjen e materialeve faktike për trajnimin e ekuipazhit, gjendjen teknike të avionit, situatën meteorologjike në rrugën e fluturimit, punën e shërbimeve dispeçer dhe pajisjeve radio-tokësore”, thuhet në deklaratë.

“Në këtë fazë të hetimit, specialistët do të duhet gjithashtu të bëjnë analizën e të dhënave të kutisë së zezë”, tha autoriteti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/23/vdes-kreu-i-wagner-yevgeny-prigozhin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos