Vdes kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 19:17 | Bota

Kreu i grupit të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur pas një aksidenti ajror në Rusi.

Në këtë aksident ajror kanë vdekur edhe 9 persona të tjerë.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon rrëzimin e avionit ku ndodhej Prigozhin.

I lindur në vitin 1961 në Leningrad, sot Shën Pjetërburg, Prigozhin në vitin 1981 dënohet me 9 vite burg për grabitje dhe mashtrim.

Foto nga vendi ku ra avioni me Prigozhin në bord

Në vitin 1990, pasi del nga burgu, nis punë si shitës ambulant hotdogësh. Shumë shpejt ai arriti të hapë një zinxhir restorantesh, kompani shërbimi kateringu e cila quhej Konkord si dhe kazino. Në vitet 90 Putin punonte në Bashkinë e Shën Pjetërburgut dhe aty ata u njohën për shkak të restoranteve luksoze të Prigozhin ku ai priti edhe njerëz shumë të rëndësishëm.

Duke përfituar nga njohja e elitave dhe sidomos kur Putin u bë President i Rusisë, Prigozhin me kompaninë e tij Konkord arrijnë të përfitojë kontrata për shërbimet qeveritare ku një nga më të famshmet ka qenë ajo e vizitës së Presidentit amerikan George W. Bush. Kontratat e fituara nga Prigozhin nuk mbaronin këtu pasi ai arriti të merrte një kontratë marramendëse për kateringun në shkollat në Rusi. Kontratat e fituara nga Prigozhin i dhanë atij pseudonimin e Kuzhinierit të Putin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/29/nga-shites-hotdogesh-ne-kasapin-e-putinit-shkelqimi-dhe-rrenimi-i-yevgeni-prigozhin-dhe-wagner/
https://a2news.com/2023/07/21/prigozhin-kujdes-me-ushqimin-shefi-i-cia-s-zberthen-rebelimin-e-wagner-dhe-hakmarrjen-e-putin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos