Opozita kundërshton buxhetin e ri, protestuesit i venë zjarrin Kongresit

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2020, 09:17 | Bota

Qindra persona, mbështetës të opozitës protestuan të shtunën në Guatemalë dhe më pas vandalizuan dhe i vunë zjarri ndërtesës së Kongresit, përpara se të shpërndaheshin nga policia.

Shërbimet e zjarrfikësve arritën të vinin flakët në kontroll, por disa nga personat që ndodheshin në Kongres mbetën të intoksikuar.

Protestat në Guatemalë shpërthyen në shenjë kundërshtimit të buxhetit të ri të miratuar në vendin e Amerikës Qendrore.

Sipas opozitës, buxheti i ri ka si prioritetet investimet e mëdha infrastrukturore, të cilat kontrollohen nga kompani pranë qeverisë dhe jo menaxhimin e situatës ekonomike të krijuar nga pandemia. Gjithashtu, sipas saj,buxheti i ri ka shkurtime të mëdha në edukim dhe shëndetësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos