Covid-19 dhe shifrat, OBSH: 56 milionë të infektuar dhe rreth 1 milionë e gjysëm viktima

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2020, 09:16 | Bota
Covid-19 dhe shifrat, OBSH: 56 milionë të infektuar dhe rreth 1

Numri i të infektuarve me Covid-19 ka arritur në mbarë botën në mbi 56 milionë. Bashkë me to, është rritur edhe numri i viktimave, në mbi 1 milionë e 355 mijë mijë. 

Shifrat janë publikuar nga OBSH, e cila po sheh me shqetësim situatën dhe rritjen e shifrave në Europë dhe në Azinë Juglindore.SHBA mbeten në vend të parë për nga numri i të infektuarve dhe vdekjeve poashtu, duke shënuar për vetëm 24 orë, 186.500 raste të reja dhe thuajse 2 mijë viktima.

Situata është rënduar po ashtu në Indi, Brazil Rusi  ndërsa në Europë, shifrat tregojnë rritje rekord të rasteve të reja në Francë dhe Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos