Avdullah Hoti takon Escobarin në SHBA, bisedojnë për situatën aktuale në Kosovë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 19:30 | Kosova
Avdullah Hoti takon Escobarin në SHBA, bisedojnë për

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës që po zhvillon në ShBA, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”

Avdullah Hoti në rrjetin social Facebook

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos