Avdylaj për zgjedhjet: Duhet t’i japim një 10-0 që edhe ai vetë të habitet

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 11:24 | Aktualitet
Avdylaj për zgjedhjet: Duhet t’i japim një 10-0 që edhe ai

Astrit Avdylaj është përgjuar duke biseduar në telefon me Arjan Ndraxhin, vëllain e Ilir Ndraxhit, deputetit të ardhshëm të Partisë Socialiste. Ai pyet nëse ka ardhur apo jo konfirmimi për futjen e Ndraxhit në listat e PS, konfirmim që vjen disa ditë më pas.

Sipas bisedës kuptohet se në lista duhet të futej edhe Elton Arbana, por më pas marrëveshja ndryshon. Elton Arbana është sot kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Shijak në zgjedhjet e 30 qershorit. Avdylaj dëgjohet t’i thotë Arjan Ndraxhit se po punon për të siguruar fitoren e pastër të Partisë Socialiste në zonë.

Astrit Avdylaj – Të mora për të pyt, a i kanë bërë ndonjë thirrje vëllait, apo jo.

Arjan Ndraxhi – Jo, ai më tha që do takohej me ty. Po ti nuk ishe dje, ishte Juvja, apo nuk e di.

Astrit Avdylaj – Ok, unë po pres me një fjalë, nesër, pasnesër. Ne e këna n’xhep si me thonë, ai më tha mu me 25, ishte edhe Eltoni aty, e vuni në vend të 10 ose 11.

Unë jam duke punu këtu te lagjja ime, nuk kam dal në pazar, po jam duke taku njerëz. E kam shumë ashtu. Dhe duhet të jemi shumë të nerum te ai sipër, duhet t’i japim një 10-0 që edhe ai vetë të habitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos