Xhaçka në Korçë: Do të rindërtohet çdo shtëpi e dëmtuar nga tërmeti

Nga A2 CNN
4 Qershor 2019, 16:43 | Aktualitet
Xhaçka në Korçë: Do të rindërtohet çdo

“Banesat që janë dëmtuar nga tërmeti i së shtunës në Korçë do të rindërtohen të gjitha dhe banorët do të kompensohen për dëmet që u janë shkaktuar në orendi dhe pajisje shtëpiake”.

Ky ka qenë premtimi që ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka iu ka bërë banorëve të prekur nga tërmeti. Në fakt, një premtim të tillë e bëri një ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet që në mbledhjen e qeverisë ditën e mërkurë të akordohet edhe fondi përkatës.

Ndërkohë gjatë paradites së kësaj të marte, ministrja Xhaçka zhvilloi një mbledhje të zgjeruar me Shtabin e Emergjencave në Prefekturën e Korçës, ku u njoh me situatën dhe masat e marra për t’iu gjendur pranë banorëve që kanë mbetur pa shtëpi.

Aktualisht, në Floq, nën çadra janë ende 70 banorë, 45 janë sistemuar në shkollën e fshatit ndërsa 25 të tjerë në një qendër sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos