Aventurë e re si trajner për Edgar Davids

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 20:39 | Futboll
Aventurë e re si trajner për Edgar Davids

Nga fusha në stol. Edgar Davids është gati të nisë një aventurë të re si trajner në skuadrën e Olhanenses, një klub që militon në kategorinë e tretë në Portugali.

Ish-mesfushori i Juventusit, Milanit, Ajax e Barcelonës ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kjo është hera e parë që Davids do të drejtojë një skuadër si trajner i parë. Më herët, ai ka që ndihmës trajner te skuadra e Telstar në Holandë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos