Aviacioni Civil: Biletat e anuluara, ja mënyrat e kompensimit

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 19:21 | Aktualitet
Aviacioni Civil: Biletat e anuluara, ja mënyrat e kompensimit

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) përmes një njoftimi zyrtar ka sqaruar modalitetin e rimbursimit për mijëra qytetarë shqiptarë dhe të huaj të cilëve u është anuluar fluturimi pas frikës për përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Sipas AAC, pasagjerët kanë dy mënyra kryesore kompensimi për këto bileta, ku e para është e drejta e një itinerari të ri nga ana e kompanisë, në formën e një bilete të re.

https://www.facebook.com/AlbanianCAA/posts/3614913301884409

Mundësia e dytë, gjithsesi, mbetet rimbursimi i çmimit të plotë të blerjes së biletës nga ana e kompanisë me të cilën kanë prerë biletën.

Për të përfituar të drejtën e tyre, në një nga mënyrat e detajuara më sipër, pasagjerët duhet të vendosin kontakt me kompaninë ajrore, dhe vetëm në rastin që këto të fundit mos të përgjigjen ose të refuzojnë, të kontaktojnë Autoritetin në adresën e-mail [email protected] në mënyrë që, sipas AAC,  të merren “masat e nevojshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos