Koronavirusi në Shqipëri, paqartësi nëpër sportele për shërbimet që ofrohen

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 17:19 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, paqartësi nëpër sportele

Jo të gjithë pensionistët e kishin informacionin se paratë posta do t’ua dërgonte në shtëpi. Ndaj ata që kishin datën e pensionit nxituan në sportele.

Mbi 1000 punonjës do shpërndajnë pensionet nëpër shtëpi, në bazë të adresave, numrave te telefonit dhe numrit të kartës së identitetit që pensionistët apo të afërm të tyre duhet të dorëzojnë në zyrat postare ku tërheqin paratë.

“Bashkë me ISH po koordinojmë një listë me të gjitha të dhënat dhe besoj se do të fillojmë menjëherë me shpërndarjen e pensioneve. Një ose dy ditë vonesë do të shtyhet në fillim”, thotë Laert Duraj, drejtori i Postës Shqiptare.

Postat do të qëndrojnë të hapura si normalisht për ata që dëshirojnë të paguajnë faturat apo të kryejnë shërbimet e tjera. “Ky proces nuk do të ndalojë, por do të minimizohet”, thotë Duraj.

Edhe në sportelet e drejtorisë së thesarit ishin marrë masa shtesë. Nuk ndodhi e njëjta gjë me shërbimet që ofrohen nga ministria e Brendshme. Zyrat e gjendjes civile do të qëndrojnë të mbyllura  dhe pezullohet deri në 3 prill aplikimi për pasaporta apo karta identiteti. Nervozizmi për mos marrjen e këtij shërbimi u vu renë zyrat e aleat.

Marrja e Kallëzimeve në polici nuk pezullohet, por sugjerohet të bëhen online. Ashtu si shërbimet që kërkohen nga Bashkia e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos