Pasditen e të mërkurës kanë nisur patrullimet e para të policisë në kryeqytet.
Policia e Shtetit, Policia Rrugore dhe Policia Ushtarake janë parë të qarkullojnë në një nga zonat më të populluara të Tiranës, ish-Bllok.
Edhe në qytete të tjera të vendit, si në Shkodër, Vlorë dhe Lezhë, policia ka ngritur postblloqe në disa pika kyçe të qyteteve. (A2 Televizion)