“Nuk e vendosni ju, por shqiptarët”, Rama pyetet për dorëheqjen në Dublin, ja përgjigjja për gazetarët

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 13:28 | Politikë

“Nuk e vendosni ju, por shqiptarët”, Rama pyetet për

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në Dublin për mundësinë e dorëheqjes, gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se kjo nuk është një çështje që mund ta vendosin vetëm qytetarët shqiptarë, të cilët, sipas tij, i kanë dhënë një mandat të fortë për ta udhëhequr vendin drejt Bashkimit Europian.

“Kjo nuk është çështje që mund ta vendosni ju, por i takon qytetarëve shqiptarë. Dhe Populli shqiptar më ka dhënë një mandat shumë të fortë për ta udhëhequr vendin drejt Bashkimit Europian. Kjo nuk ka ndodhur 10 vite më parë, po ka ndodhur vitin e shkuar. Pra, ju jeni ndikuar shumë nga gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat që janë përhapur për Shqipërinë”, tha Rama.

Ndërsa u ndal te procesi i integrimit, kreu i qeverisë shtoi: “Nuk ka rrugë tjetër për t'u anëtarësuar në BE përveç ndjekjes së procesit të bazuar në merita dhe kjo do të vlejë edhe për Ukrainën. Uroj që BE  të gjejë momentin e tij të ri Helmut Kohl dhe t'i mbledhë të gjithë rreth tryezës, duke ruajtur për secilin procesin e bazuar në merita”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos