
Siria raportoi sulme ajrore nga ana e ushtrisë izraelite kundër objektivave në provincën veriperëndimore të Latakia.
Mbrojtja ajrore siriane u aktivizua për të ndaluar raketat izraelite dhe disa prej tyre u rrëzuan.
Në njoftimin e autoriteteve siriane bëhet me dije se nga "agresioni izraelit" 1 civil u vra ndërsa 6 të tjerë u plagosën, duke përfshirë një fëmijë dhe nënën e tij. (A2 Televizion)