Bien rastet dhe vdekjet në SHBA, mbi 50% janë vaksinuar, por pak gjasë për imunitet të tufës

Nga A2 CNN
4 Maj 2021, 15:37 | Bota
Bien rastet dhe vdekjet në SHBA, mbi 50% janë vaksinuar, por pak

Vdekjet nga koronavirusi kanë rënë ndjeshëm në SHBA. Më shumë se gjysma e të rriturve e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, e mbi 40% janë imunizuar plotësisht. Por, disa ekspertë të shëndetësisë thonë se për shkak të varianteve të reja dhe hezitimit ndaj vaksinës, imuniteti i tufës mund të mos ndodhë kurrë.

Ndërkaq, më shumë sinjale të rikthimit në kohën e para pandemisë erdhën gjatë javës, anijet kroçere u rikthyen në portin e Galvestone.

Shtetet po lehtësojnë kufizimet, shërbimi i metrosë së Nju-Jorkut do të rifillojë shërbimin 24 orë në ditë, e po ashtu dyqanet, muzetë dhe Broadway do të hapen në fund të muajit.

Por kriza po përkeqësohet në pjesë të tjera të botës. India pozicionohet pas SHBA dhe Brazilit sa i përket numrit të vdekjeve. Ndërkaq, Moderna njoftoi se do të ofrojë vaksina me çmimin më të ulët për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos