
Tre avionë ushtarakë rusë u interceptuan në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi detin Baltik, njoftuan forcat ajrore gjermane.
Avionët nuk kishin lëshuar pajisjet që tregojnë të dhënat për fluturimin e tyre. Siç bëhet e ditur, Gjermania dhe Britania e Madhe dërguan avionët e tyre gjurmues për të identifikuar dy avionët luftarakë të llojit Sukhoi Su-27 dhe një Ilyushin Il-20.
Autoritetet ushtarake gjermane publikuan në rrjetin social Tëittër fotografi të avionëve rusë, të realizuara në 25 prill.
Avionët gjermanë dhe britanikë interceptuan 3 avionë ushtarake. Dy SU-27 dhe një IL-20 po fluturonin pa radiosinjal në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi detin Baltik
Avionët ushtarakë rusë fluturojnë rregullisht nga Rusia kontinentale drejt Kaliningradit dhe anasjelltas, çka do të thotë se episode të tilla nuk janë të pazakonta.
Sa i përket situatës në terren në Ukrainë, autoritetet në Kiev flasin për intensifikim të sulmeve të Moskës gjatë orëve të fundit në vijën e frontit Bahmut-Avdijivka-Marjinka në lindje.
Siç thuhet mbrojtësit ukrainas po përballen me presion në rritje nga sulmet ajrore, ato me mortaja dhe të këmbësorisë ruse.
Presidenti Volodimir Zelensky, sakaq, i bëri thirrje aleatëve të mos lejojnë Rusinë të përdorë centralet e pushtuar bërthamorë për të shantazhuar Ukrainën dhe botën në 37-vjetorin e katastrofës së Chernobilit. (A2 Televizion)