
Talebanët kanë vrarë liderin e ISIS-K përgjegjës për sulmin vetëvrasës të vitit 2021 në aeroportin e Kabulit, gjatë të cilit u vranë 13 amerikanë dhe 170 civilë, ndërsa njerëzit po përpiqeshin të largoheshin nga vendi pasi talebanët morën kontrollin.
Lajmi është raportuar nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave, inteligjenca amerikane pretendon se arkitekti i sulmit është vrarë, duke mos ofruar asnjë provë dhe duke mos publikura emrin e tij.
Zyrtarët amerikanë mësuan në fillim të prillit se organizatori i sulmit ka të ngjarë të kishte vdekur në një operacion taleban në Afganistan. Nuk është e qartë nëse vrasja e tij ishte në shënjestër, apo nëse vdekja e tij është rezultat i përleshjeve në rritje midis talebanëve dhe luftëtarëve të ISIS, raporton New York Times, duke vënë në dukje se si autoritetet amerikane nuk donin të identifikonin liderin e vrarë. Administrata Biden po thërret familjet e 13 amerikanëve të vrarë në sulm për të dhënë lajmin.
"Ata nuk na dhanë emrin e tij, nuk më thanë detajet e operacionit, por ata deklaruan se burimet e tyre janë shumë të besueshme dhe ata e kanë marrë nga disa burime të ndryshme se ky individ është vrarë me të vërtetë", tha Darin Hoover, babai i marinsit Taylor Hoover që vdiq në sulm. (A2 Televizion)