Një avion luftarak F5 i prodhuar në SHBA që përdorej nga ushtria iraniane, u përplas me murin e një shkolle në qytetin veriperëndimor të Tabrizi, duket shkaktuar vdekjen e dy pilotëve, si dhe një personi në tokë.
Fatmirësisht, shkolla ishte e mbyllur në momentet e këtij aksidenti, pasi në të kundërt fatalitetet do të ishin shumë më të mëdha, për shkak dhe të dëmeve që mjeti ajror i shkaktoi godinës.
Një hetim ka nisur për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që ekspertët fajësojnë edhe amortizimin e avionëve të cilët janë blerë nga SHBA-ja përpara revolucionit islamik të 1979.
SHBA-ja ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin në vitin 1980, pasi studentët iranianë morën peng diplomatët amerikanë. Ata vendosën sanksione ndaj Iranit, duke e bërë të vështirë për Teheranin blerjen e pjesëve rezervë për avionët e tij ushtarakë dhe civilë. (A2 Televizion)