
Elbasani mposhti me shifrat 2-1 Partizanin, në një ndeshje me shumë polemika.
Shkak u bë goli i akorduar në favor të vardhebluve, me një pozicion jashtë loje të akorduar ndaj Nikajt, që u anulua më pas nga kryesori i takimit.
Partizani kishte kaluar i pari në avantazh, por një gol me devijim i Mazarit dhe në fund rasti i diskutueshëm i Nikajt, sollën suksesin për Elbasanin, shkruan A2.
Kjo ishte humbja e tretë radhazi e Mislav Karoglan në pankinën e “Të kuqve”.
Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme në Kategorinë Superiore, Vora mposhti Vllazninë 2-1, ndërsa Skënderbeu dhe Laçi barazuan 1-1. (A2 Televizion)