
Në një letër nga burgu i Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tregon se ndodhet në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë, të dënuar me burg përjetë, shkruan A2.
“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj. (A2 Televizion)