
Rezultat surprizë në duelet e mbrëmjes në Serinë A, të vlefshme për javën e nëntë.
Genoa e Mario Mitajt fitoi me rezultatin 2-0 falë golave të Ehizibue dhe Baldanzit, në minutat 12 dhe 28, shkruan A2.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua nga stoli, duke zënë vendin e Elertson në minutën e 41.
Ndërkohë, Napoli i Amir Rrahmanit fitoi 4-1 në transfertë ndaj Monza. (A2 Televizion)